Lajme

Punonjësi i Gardës tentoi t’i jepte fund jetës, policia jep detaje: 37-vjeçari qëlloi veten me armë në banesë

Një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte, në zonën e Qytetit Studenti. Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti që qëlloi veten është H.H, 37 vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button