Jemi në vjeshtë, por temperaturat janë si në verë/ Ja parashikimi i motit për javën që vjen
Edhe pse në stinën e vjeshtës, temperaturat në Shqipëri janë sikur jemi në verë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak javën që vjen pritet një mot i ngrohtë me temperatura që pritet të shkojnë deri në 31 gradë.
Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.
Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte.
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.
Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.
Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera 29 deri në 31 gradë celsius; vlera këto disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e Tetor./LIVING