6 RREGULLA që do të të bëjnë “të rrezikshëm”
1
FOL MË NGADALË
Të folurit ngadalë është shenjë besimi në atë që po thua. Të lejon që të zgjedhësh fjalët me kujdes, duke e vënë theksin tek rëndësia e asaj që po thua.
2
KURRË MOS U PËRGJIGJ MENJËHERË
Prit pak sekonda, përpara se të përgjigjesh. Përgjigju qetësisht dhe saktësisht. Kështu do mundesh të mbledhësh mendimet dhe të kshmangësh reagimet impulsive.
3
EC ME SHPATULLAT DREJT
Gjithmonë ruaj drejtqëndrimin. Kjo jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik, por edhe u komunikon të tjerëve një prani të fortë dhe të vendosur.
4
KURRË MOS KËRKO OSE MOS U LUT NËSE NUK TË FTOJNË APO NUK TË PËRFSHIJNË
Ky rregull ka të bëjë me respektin për veten si dhe për ruajtjen e kufijve personalë që nuk duhen shkelur.
5
KUR BUZËQESH, PËRDOR SYTË JO BUZËT
Buzëqeshja me sy është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët, në një mënyrë më të thellë.
6
PRANO ATË QË ËSHTË JASHTË KONTROLLIT TËND
Mos reago ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit tënd. Fokusohu mbi ato që mund të kesh ndikim, dhe të tjerat injoroji.