Nis nesër mbrëma “Papare Najt”, aktorët zbulojnë risitë dhe karakteret e spektaklit: Nuk do t’ju zhgënjejmë
Të shtunën në mbrëmje staron në Vizion Plus spektakli më i ri i humorit “Papare Najt”, një spektakël i ideuar dhe moderuar nga mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj. Xhevahir Zeneli, rikthimi i Behar Merës, Xhejn Fama, Ori Bici, Genc Lleshi, Kejda Çupi, Delian Topulli dhe Ersiljano Xhemollari, do jetë kasti i aktorëve.
Mëngjesin e sotëm në “7pa5” ishin të ftuar 3 prej aktorëve që do të jenë pjesë e show-t të humorit, Genc Lleshi, Orena Bici dhe Xhejni Fama.
Ky i fundit zbuloi se një emision mëngjesi do luhet në Papare Najt dhe Xhejni Fama zbuloi se personazhi që do luaj do quhet Alma dhe kjo shkaktoi të qeshura në studio mes moderatorëve të “7pa5”, Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
“ Ne gjithmnonë do kemi risi dhe do sjellim tematika në mënyrën më të bukur artistike dhe humoristike. Çdo gjë duam të japim një mesazh në fund. Nuk do t’i zhgënjejmë. Është sfidë më vete dhe njerëzit do kenë pritshmëri duke marrë parasyshë ecurinë e Al Pazar. Ne jemi vend i vogël dhe kishim 4 show me pothuajse të njëjtin format. Dhe njerëzit mund të velen me këtë. Sepse javë për javë të sjellësh materiale të reja“, u shpreh Xhejni.
Produkti i Al Pazar, siç e quan vetë veten Genc Lleshi zbuloi se në spektaklin e humorit do ruhen edhe disa nga karakteret e famshme dhe shumë të dashura të publikut shqiptar nga Al Pazar.
“12 vite me Al Pazarin. Jam produkt i Al Pazar dhe Vizion Plus. Papare Najt vjen në trajtën e Late Night Show. Shumë njerëz mezi presin karakteret. Dhe janë disa karaktere që janë ruajtur nga Al Pazar”, shprehet Genc Lleshi.
Siç ndodh në çdo rast kur kolegët flasin për të, nuk mungoi edhe respekti dhe mirënjohja pë Gon Llakën.
“Goni është strikt në punë, ushtarak në disiplinë. Shumë thonë që është serioz, por ai pjell humor dhe patjetër që ka humor.
Gjithmonë është munduar që t’ja bëjë më të lehtë trupës së aktorëve. Është bërë si familje dhe tregojmë hallet dhe problemet e familjes. Goni të gjendet aty në çdo situatë dhe moment në çdo orë të ditës.
Kemi patur fatin të punojmë me një profesionist. Dhe të gjitha të thëna më lart vinë si rrjedhojë e profesionalitetit. Jo vetëm Goni edhe Xhevo edhe Behari. Mjeshtra të humorit”, u shprehën aktorët./vizionplus.tv