Life Style

“Familjen e takoja fshehurazi natën”, Ziçishti: Si e divorcova gruan dhe djalin 1 vjeç pasi më internuan

Kirurgu i njohur, humanist dhe një nga njerëzit më të vlerësuar në Shqipëri, Ylli Ziçishti, ndau këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, disa kujtime nga jeta e tij.

Ai rrëfeu mes emocionesh se në fillim të viteve 80-të përjetoi një dramë në familje. Ku pas pushkatimit të xhaxhait partia në atë kohë vendosi ta internojë, por për të shpëtuar gruan dhe djalin 1-vjeç ai u divorcua.

Megjithatë Doktor Ylli tregon se ai e vizitonte çdo muaj djalin dhe gruan, ku shkonte natën në shtëpi, dhe largohej po natën, për të mos rrezikuar jetët e tyre.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Xhaxhai u pushkatua, e vuajtët?

Ziçishti: Vuajtën dy internime edhe babai edhe xhaxhai.

Borakaj: E prisnit?

Ziçishti: Ishte rrufe në qiell të pastër.

Borakaj: Si ndikoi te ju ishit martuar një vit më parë, djali ishte një vjeç, gjithë jeta shikon të tatëpjetën.

Ziçishti: Je në fund fare.

Borakaj: Një familje e shpërndarë.

Ziçishti: Nuk dije ku të çoje kokën.

Borakaj: Të dhanë ndonjë këshillë në atë kohë?

Ziçishti: Vetëm puno dhe vlerëso njerëzit.

Borakaj: Të thoshim ki kujdes?

Ziçishti: Po ajo ishte pasuria ime.

Borakaj: Ju u divorcuat në 83-in, ishte me konsensus?

Ziçishti: Po ishte i imi sepse nuk e dija ku do të përfundoja. Ishte kot fare, por ky ishte sistemi që ju shyqyr që ju nuk e keni provuar ndonjëherë?

Borakaj: Kur u rimartuat?

Ziçishti: Në 92-in bëmë celebrimin. /Vizionplus.tv/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button