Sport

Vajzat vlonjate të koshit nuk ndalen, për herë të 15-të kampione

Flamurtari është shpallur për herë të pesëmbëdhjetë fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit në Fier, ndërsa vlonjatet e Agim Dalipit kanë patur përballë Tiranën, e cila është kampione në fuqi. Madje një javë më parë janë ndeshur mes tyre në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, që u zhvillua në Elbasan, ndërsa fituan vajzat bardheblu. Tanimë llogaritë janë ndryshe, ndërsa vlonjatet kanë fituar periodën e parë 10-17.

Ka dhe momente tensioni mes Qosjas dhe Memushit, ndërsa ka dhe një ndëshkim me gabim teknik për pankinën vlonjate. Por gjithsesi Flamurtari nuk e ka humbur toruan, teksa ka fituar periodën e dytë 15-19 dhe në pushim ka kryesuar 25-36. 16-23 perioda e tretë për vlonjatet, që kanë thelluar në 41-59. E fundit 18-22 dhe përfundimisht 59-81.

Lojtarja më e mirë e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra ishte Xhonson, kurse kapitenes vlonjate, Tea Memushi, trofeun ia dorëzoi presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button