Life Style

Rastësi? Publikohet filmi që përkon me skandalin e P.Diddy

Nëse jeni fiksuar me trazirat që po ndodhin së fundmi në lidhje me P. Diddy, ne ju sugjerojmë të shikoni këtë film të quajtur “Blink Twice”, me aktor kryesor Channing Tatum dhe Zoe Kravitz, aktorja dhe partnerja e tij në jetën reale, si dhe regjisore e filmit.

Kur miliarderi i teknologjisë, Slater King takon baristen, Frida, në galanë e tij për mbledhjen e fondeve, e fton që t’i bashkohet atij dhe miqve të tij, në pushimet e ëndrrave në ishullin e tij privat. Ndërsa gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin, Frida vë në dyshim sinqeritetin e partnerit të saj.

Ngjarjet në film janë konsideruar të ngjashme me festat e shfrenuara të P Diddy, në të cilat sot po hidhet dritë mbi gjithë abuzimet dhe makabritetet që kanë ndodhur, të cilat janë mbajtur nën hije me vite.

Edhe pse filmi mban si datë prodhimi 23 gushtin e këtij viti, mbetet i çuditshëm fakti që ka aq shumë ngjashmëri me çfarë po ndodh tani në lidhje me P.Diddy dhe emrat e tjerë të dyshuar.

Të jetë vallë një rastësi? Apo Hollivudi ishte më herët në dijeni të skandalit që do plaste?/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button