Bota

Historia e Lina Medinës, nëna më e re në botë e cila lindi në moshën 5-vjeçare

Lina Medina lindi më 23 shtator 1933 në një fshat të vogël në Peru të njohur si Ticrapo në një familje të varfër, indigjene rurale, historia e së cilës doli në dritë kur prindërit e saj e çuan në një spital lokal të shqetësuar për barkun e saj të fryrë.

Fillimisht, mjekët atje menduan se ajo kishte një tumor, derisa analizat e saj zbuluan diçka të paprecedentë: Lina ishte shtatzënë vetëm në moshën 5-vjeçare.

Diagnoza e pubertetit të parakohshëm , një gjendje e rrallë ku trupi fillon të piqet riprodhues në një moshë shumë të re , formoi bazën për shpjegimin e kësaj dukurie unike. Në moshën 3-vjeçare, Lina kishte zhvilluar tashmë folikulat dhe në moshën 4-vjeçare, menstruacionet i kishin filluar.

Pavarësisht moshës së saj të re, ajo lindi djalin e saj, Gerardo , më 14 maj 1939, në moshën 5 vjeç e 7 muaj, duke e bërë atë nënën më të re në historinë mjekësore të regjistruar . Gerardo, i quajtur sipas mjekut që kujdesej për Linën gjatë shtatzënisë, ishte një djalë i shëndetshëm që jetoi një jetë relativisht normale, por të shkurtër.

Kuptohet që rasti i Linës tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore, me gazetarët që përpiqeshin të mbulonin çdo aspekt të jetës së saj. Megjithatë, familja e saj mbajti një qëndrim të shkëputur, duke iu shmangur publicitetit.

Autoritetet e hetuan rastin prej vitesh për të zbuluar se kush ishte babai i fëmijës por më kot. Ata kurrë nuk mundën të gjenin asnjë provë që tregonte për një autor, pavarësisht se të gjitha provat “ulërinin ” abuzimin . Asgjë nuk u vërtetua kurrë.

Edhe sot e kësaj dite, kur Lina Medina është 91 vjeç, historia e saj mbetet një nga rastet më enigmatike në historinë e mjekësisë. Pavarësisht publicitetit, ajo dhe familja e saj u përpoqën të jetonin jashtë vëmendjes, duke ruajtur jetën e tyre personale.

Djali i saj, i cili prej vitesh u rrit duke besuar se Lina ishte motra e tij, jetoi deri në moshën 40-vjeçare , kur vdiq nga një sëmundje e palcës së eshtrave. Dhe pavarësisht të kaluarës së saj të pazakontë dhe të errët, Lina u bë nënë e një fëmije të dytë.

/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button