Life Style

Kush është diplomati austriak që i mori zemrën një gazetareje shqiptare, dasma mes miqsh në rrënojat antike të Butrintit

Mbetur jashtë vëmendjes mediatike, Jonila Godole, ish-gazetare në Shqipëri, sot një nga zërat më vitale për të denoncuar krimet komuniste, në fund të shtatorit, i ka dhënë fund beqarisë së saj duke lidhur kurorë me një diplomat shumë të zëshëm në Shqipëri, ambasadorit austriak Christian Steiner.

Jonila Godole, publikoi në rrjetet sociale foto nga dasma e saj në ambientet e Butrintit. Ndërkohë që Steiner, nuk është më ambasador në Shqipëri, por ka marrë të njëjtën detyrë në Malin e Zi.

Jonila Godole tregon nëpërmjet fotografive se për herë të parë e ka takuar bashkëshortin e saj të arshshëm në janarin e vitit të mbrapshtë 1997, kur punonte gazetare tek gazeta “Koha Jonë”; ndërkohë që Christian Steiner sapo kishte filluar karrierën e tij diplomatike si atashe i ambasadës Austriake post që e mbajti nga viti 1996-1997.

Ngjarjet e ethshme të atyre viteve i kanë afruar ata për herë të parë. Janë dashur më shumë se 12 vjet, që Christian dhe Jonila të ritakoheshin, dhe kjo ka ndodhur në tetorin e vitit 2019 kur Stainer erdhi sërish në Shqipëri, por këtë radhë me detyrën e ambasadorit.

Image

Cifti sic duket ka pritur që Stainer të marrë një tjetër detyrë, jo në Shqipëri, për të vazhduar marrëdhënien e tyre. Ndërkohë që në fund vjen dhe dasma, në 28 shtator 2024, kur Godole, i ka thënë “po”, propozimit të diplomatit dhe së bashku janë drejtuar në altar për të vënë kurorë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button