Bota

Gjermania thirrje urgjente qytetarëve të saj: Largohen nga Irani

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Gjermanisë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen urgjentisht nga territori i Iranit për shkak të tensionit në rritje në rajon.

U vu në dukje se kjo thirrje u bë në pritje të një përgjigjeje të mundshme nga Izraeli pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj shtetit hebre.

Berlini theksoi rrezikun e rritur të konfliktit dhe destabilitetit në rajon dhe këshilloi qytetarët e tij që të shmangin udhëtimet në Iran, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.

Ambasada gjermane në Iran theksoi se shkolla dhe ndërtesa e misionit diplomatik do të mbyllen ditën e sotme për shkak të një sulmi të mundshëm hakmarrës nga Izraeli./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button