Bota
Bllokohet aeroporti i Bergamos në Itali, avionit i shpërthen goma teksa po ulej në pistë
Prej orësh, aeroporti “Orio al Serio” i Bergamos në Itali po qëndron i mbyllur për shkak të një aksidenti në pistë.
Mediat italiane raportojnë se një avion i Ryanair, i cili po vinte nga Barcelona, i ka shpërthyer goma teksa ishte duke u ulur në pistë.
Për fat të mirë, si pasojë e aksidentit asnjë prej pasagjerëve nuk ka pësuar lëndime, por kjo ka bërë që aeroporti të mbyllet përkohësisht.
Mësohet se edhe një avion i nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës paraditen e së martës është prekur nga kjo ngjarje dhe është detyruar të ulet në Malpensa të Milanos. /A2 CNN