“Më mbron Zoti”, Georgina “rrëfehet” frikshëm: Kam parë djallin! Besoj te forcat e errëta, por …
Georgina Rodriguez, e fejuara e C.Ronaldo, ka bërë jo pak bujë me deklaratën e saj të fundit, ku në dokumentarin e Netflix ka pranuar se beson te forcat jo njerëzore, madje bukuroshja ka pranuar se ka parë djallin në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.
Në një nga episodet që po shfaqet në Netflix, në dokumentarin që i kushtohet jetës së sajë, Georgina ka zbuluar në detaje se çfarë i ndodhi:
Një ditë po ushqehesha vetëm në shtëpinë, papritur ngrita kokën dhe pashë një fytyrë, me sy, shpatulla dhe brirë. Thashë me vete:: Au, duket si djalli. Unë besoj se forcat errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti”, u shpreh Georgina.
Në deklaratën e sajë, Gerogina shtoi se edhe fëmijët e kanë ndjerë prezencën e kësaj force të errët, duke e cilësuar si “monstra”./OraNews