Mungesa e edukatës se*suale tek të rinjtë, sociologu: E konsiderojnë akt fizik jo emocional!
Ka qenë një raport i fundit i OBSH, ai që e ka treguar se Shqipëria ka një përdorim të ulët të masave mbrojtëse nga adoleshentët, dhe si pasojë e këtij veprimi mundësitë për infeksionet seksuale dhe shtatzënive të padëshiruara janë në rritje. Mungesa e edukatës seksuale të detajuar, ndikimi i normave kulturore dhe paragjykimi ndaj përdorimit të kontraceptivëve janë disa nga faktorët që mund të ndikojnë në këtë situate aktuale shqiptare.
Përdorimi i prezervativit tek vajzat ishte më i ulëti në Shqipëri (24%) dhe më i larti në Serbi (81%) . Dallimi gjinor ishte i rëndësishëm në 22 nga 42 vende dhe rajone, ku dallimet më të mëdha u vërejtën në Shqipëri (30 %) dhe Maqedoninë e Veriut (25 %). Si ka ndryshuar ky fenomen me kalimin e kohës? Po politikat shëndetësore a janë të mjaftueshme? Ky raport ngre pyetje të rëndësishme për të ardhmen e shëndetit rinor në Shqipëri.
Lidhur me këtë, të ftuarit në studion e Vizioni i Pasdites treguan pasojat që sjellin tek adoleshentët, ku theksuan sëmundjet seksuale si problemin kryesor.
Profesori, sociologu i njohur Gëzim Tushi përmendi se mungesa e komunikimit të të rinjve nëpër institucione si shkolla me mësuesit apo psikologët dhe sigurisht me prindërit ngre alarme të tilla. Ai cilësoi se të rinjtë e sotme kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm fizikisht jo me ndjenjë.
Gjinekologe Djana Canaj tregoi rastin e një 16-vjeçare që si pasojë e mos informimit të masave mbrojtëse ishte hasur me një shtatëzani të padëshiruar, ë si pasojë krey abort. Doktoresha bëri me dije se aborti sjell shumë problem si tek të rinjtë, por edhe tek moshat më të mëdha.
Avokatja Dea Toci tha se ka mbrojtje ligjore për të rinjtë sa i përket kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të miturit, teksa shtoi se nëpër zonat rurale është ende tabu të shkosh tek mjeku për të marrë më shumë informacione sa i përket jetës seksuale.
Pjesë nga biseda:
Tushi: Ne kemi mundësi të ligjerojmë për edukatën seksuale. Ështe problem shqetësues. Edukimi seksual tek fëmijët nuk flitet as shkolla as në familje. Seksi nuk është sekret i frikshëm. Institucionet nuk ndikojnë që adoleshentët ta kuptojnë që pjekuria seksuale nuk është vetëm fillimi i një akti seksual.
Canaj: Adoleshentët nuk kanë informacionin e duhur për masat mbrojtëse, as nga shtatëzania e parakohshme, as nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri në pasojë vdekje.
Toci: Për mos përdorim të këtyre masave, kanë shkuar në shtatëzani të padëshirueshmë dhe në mos dashjes së një krijimi të familjes, sikurse kanë dalë në pah edhe krimet me një të mituri. Mungesa e komunikimit me prindërit dhe mësuesit apo psikologen e shkollës i bën që më pas të kalojnë në sëmundje seksuale të transmetueshme apo edhe në kryerjen e veprave penale.
Prifti: Sa të mbrojtur janë adoleshentët?
Toci: Nuk ka mbrojtje ligjore, vetëm tek mosha, pra kryerja e marrëdhënieve me të mitur.
Tushi: Ky është me të vërtetë një alarm. Ne akoma mbajmë moralin e strucit. Duke e konsideruar lidhjen si thjesht një lidhje fizike dhe jo emocionale. Unë njoh të rinjë që sot kryejnë marrëdhënie seksuale, nesër bëjnë sikur se njohin njërri-tjetrin. Ne duhet të edukojmë fëmijët tanë që seksi nuk është vetëm një marrëdhënie fizike. Ne duhet të pranojmë, duam apo nuk duam ne, ne nuk bëjmë dot moralin e strucin. Po të kalosh nga partneri në partner ka sëmundje.
Canaj: Multipartnerët është një nga shkaqet kmryesore të SST.Adoleshentët nuk kanë informacion.
Tushi: Nuk kemi një strategji kombëtare. Ne duhet të shtojmë mënyrën si të ndikojmë tek të rinjtë. Në shoqërinë tonë, një nga gjërat që na pengon është të ligjerojmë të komunikojmë. Akoma prindërit tanë me gjuhë të prerë, akoma e quajnë seksin sekret të frikshëm. Ne duhet të jemi transparent. Nëse ti bën marrëdhënie seksuale jashtë lidhjes emocionale, je duke kaluar kohën.
Canaj: Nëse të rinjtë fillojnë marrëdhënien seksuale në moshën 12-13 sjell shumë probleme. Ne duhet të informojmë të rinjtë. Shqetësimi ynë i pari është shtatëzani e hershme. Është rritur numri i shtatëzanieve të padëshiruara. Mosha më e vogël që ka pësuar shtatëzani të hershme, që ka ardhur të mjekohet tek unë ka qenë 16 vjeçare. Aborti sjell shumë problem tek të rinjtë.
Toci: Në zonat rurale kanë ndrojtje edhe për të shkuar tek mjeku nëse kanë shtatëzani të padëshirueshme. Madje njoh raste që i kanë mbajtur vajzat me rroba të gjëra deri sa ka lindur dhe i kanë hedhur fëmijët nëpër kosha. Seksi bëhet shumë dhe për modë, të rinjtë nuk kanë as nevojën seksuale as shpirtërore. Më vjen keq që seksi është bërë kaq i zakonshëm. E kemi këtë të keqe tashmë dhe nuk di a kemi ndonjë mundësi që tani të mos të bëjnë seks për trend.
Prifti: Cila është mosha ideale për të nisur marrëdhëniet seksuale, nëse ka një moshë ideale?
Tushi: Nga ana ligjore mbi moshën 18 vjeçare është e lejushme, por edhe nga ana biologjike./vizionplus.tv/LIVING