Sport

ZYRTARE/ 500 milionë euro klauzola e re, Barcelona rinovon kontratën me talentin 17-vjeçar

Barcelona ka informuar përmes faqes zyrtare se ka arritur marrëveshjen me Mark Bernal për rinovimin e kontratës.

Aktualisht kontrata e tij përfundon në vitin 2026, ndërsa nga atëherë kur përfundon statusi i tij si lojtar i U-19, kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029.

Barça “blindon” talentin 17-vjeçar me një klauzolë 500 milionë euro për ta prishur kontratën.

Kujtojmë se Bernal po kalon një dëmtim të rëndë, që e ka detyruar ta mbyllë sezonin.

Klubi megjithatë e sheh talentin si pjesë të rëndësishme në të ardhmen.

Për këtë dhe nuk ka humbur kohë në marrëveshjen e re me lojtarin./PANORAMASPORT/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button