Shokon Eni Çobani: Çiftet në Shqipëri ndahen nga impotenca e meshkujve
Ndërmjetësuesja gjyqësore Eni Çobani ka deklaruar se arsyeja për ndarjet e çifteve në Shqipëri është impotenca e meshkujve. Ajo shton se tradhtitë lindin në dhomën e gjumit dhe se kjo e fundit është e shenjtë.
Sipas juristes, ky problem duhet trajtuar, pasi tradhtitë, largimet ose mosdashuritë rrjedhin pikërisht nga dhoma e gjumit.
“Është e vërtetë. Kam pasur dëshirë të bisedoj me mjekët. Unë mendoj se një nga elementet kryesore të familjes shqiptare është pikërisht kjo. Duhet ta themi hapur. Ky problem duhet trajtuar, sepse tradhtitë, largimet dhe mosdashuritë lindin pikërisht në dhomën e gjumit.
Dhoma e gjumit është një hapësirë aq e shenjtë për çiftin, sa edhe enigmatike për ne që jemi më vonë në proceset e tyre. Kurrë nuk e dimë se çfarë ndodh atje. Mendoj se edhe dhuna vjen pikërisht nga kjo gjë. Kur ndien një mungesë të theksuar në personalitetin tënd, meshkujt e kanë shumë të rëndësishme këtë aspekt.
Nëse zhburrërohesh përpara një gruaje, është shumë e rëndësishme më pas të dalësh përballë ndonjë gruaje tjetër apo në një ambient. Në Shqipëri, ti duhet të jesh një njeri që i ke të gjitha. Duan sa më shumë burra në Shqipëri,”-deklaroi ndër të tjera Çobani./Pamfleti