Life Style

Pas 8 vitesh, Angelina Jolie i jep fund betejës ligjore me Brad Pitt

Duket se aktorja e famshme ka vendosur që të heqë dorë nga gjykatat dhe betejat ligjore me ish-in e saj Brad Pitt për situatën e dhunës së pretenduar gjatë një udhëtimi me avion. Angelina Jolie ka nënshkruar këtë vendim kundrejt Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për dokumentet e lidhura me incidentin e dyshuar që ka ndodhur në avion, në vitin 2016 dhe përfshinte bashkëshortin e saj të atëhershëm Brad Pitt.

Aktorja, përmes një kërkese për informacion të quajtur “Akt i Lirisë së Informacionit” (FOIA) në vitin 2021 kërkonte që dokumentet e FBI-së në lidhje me incidentin t’i jepeshin asaj. Në to kishte detaje nga ngjarja ku Jolie pretendonte se Pitt ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ndodhur një akt dhune që përfshinte edhe një prej fëmijëve të tyre, gjë që u hodh poshtë më pas në gjykatë.

Që pas divorcit, ata i janë nënshtruar një beteje ligjore të gjatë lidhur me financat dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Fëmijët e tyre thuhet se ishin të pranishëm për konfliktin e supozuar në një avion privat, gjë që ishte bërë shtysë për një hetim ndaj Pitt nga ana e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe FBI-së.

Një burim tha në atë kohë se Pitt u bë “abuziv verbalisht” dhe “fizikisht” me një nga fëmijët e tyre, gjë që ai e mohoi. Më vonë në vitin 2016, FBI e mbylli hetimin pa asnjë akuzë kundër aktorit të famshëm, duke arritur në përfundimin se nuk kishte situatë abuzimi të asnjë lloji.

https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=250&slotname=7469482093&adk=2887449478&adf=2611131708&pi=t.ma~as.7469482093&w=300&abgtt=6&fwrn=6&format=300×250&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F69033%2Fnjerezit-kane-shume-per-te-thene-per-te-dashuren-e-re-te-yllit-te-365-days-ne-duam-mendimin-tuaj%2Feng&wgl=1&dt=1727524425139&bpp=1&bdt=651&idt=306&shv=r20240925&mjsv=m202409230101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1727524413%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1727524413%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1727524413%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0&nras=1&correlator=509008064322&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=100&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=65&ady=3648&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=44759876%2C44759927%2C44759837%2C31087428%2C31087430%2C31087437%2C31087439%2C95338242%2C95343328%2C95339679&oid=2&pvsid=4037606080993859&tmod=2097560364&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F78552%2Fangelina-jolie-i-jep-fund-betejes-ligjore-me-brad-pitt-per-kete-ceshtje&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=0&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=5&uci=a!5&btvi=1&fsb=1&dtd=312

Beteja e radhës për Jolie dhe Pitt është ajo për pjestimin e pjesës takuese për kantinën e verës në Château Miraval. Një burim i afërt për Pitt tha për “People” në atë kohë se: “Është tejet e trishtueshme që ajo vazhdon t’i mëshojë një ngjarjeje që ka ndodhur disa vjet më parë, duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta.”/ANABEL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button