Bota

Skenar filmi/ Shqiptari përplas efektivin, hedh pako me drogë në rrugë dhe arratiset, policia shpall në kërkim 40-vjeçarin, arrestohet partnerja e tij

Një 40-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i ishte arratisur policisë, pasi këta të fundit i ishin vënë në ndjekje.

Gjatë kohës që shoferi ka tentuar t’i ikë policisë, ka plagosur lëhtë një prej efektivëve, të cilin e ka përplasur me makinë. Më pas ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1 kilogram e 42 gram, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap.

Policia greke ka identifikuar 40-vjeçarin. Në makinën e tij ndodhej partnerja 33-vjeçare, e cila është arrestuar.

Veç makinës së shqiptari, është sekuestruar edhe një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Ndaj 33-vjeçares dhe 40-vjeçarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza Transport droge për qëllime trafiku.

Polici i plagosur është dërguar në spitalin, ku po merr mjekim e duhur. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button