Vendi

SALIANJI/ “S’është dorëzuar pajisja origjinale e përgjimit”, Grida Duma përplaset me Vangjelin: Mos gënje! Ti e di që unë e njoh çështjen 

Moderatorja Grida Duma dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën në studion e Top Story, në një diskutim mbi deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Pjesë nga diskutimi:

Vangjeli: Zëri në audiopërgjim ishte i dobët sepse nuk u dorëzua në asnjë moment në Prokurori pajisja origjinale që ka bërë përgjimin.

Grida Duma: Nuk është e vërtetë, sepse ti e di që unë e njoh çështjen

Vangjeli: Po është…

Grida Duma: Më dëgjo ti dhe kushdo tjetër. Do ta ngrejë zërin për një arsye, sepse në këtë vend etika nuk respektohet. Unë këtë çështje e njoh si lëkura ime, për shumë arsye. Mos shkoni deri aty sa të mos jem etike t’ju them me sa detaje e njoh

Vangjeli: Nuk e vë në dyshim që e njihni.

Grida Duma: Po e njoh shumë mirë, dhe mos guxoni ta thoni, se kam qenë sekretare e marrëdhënieve me publikun në atë moment. Është dërguar nga PD aty 100 herë. Në dosjen e Prokurorisë shkruhet që ‘zëri mund të jetë i ngjashëm me Geronin dhe Fred Alizotin’, pra mundet, dhe çështja nuk është që nuk ka shkuar zëri.

Vangjeli: Pajisja origjinale thashë…

Grida Duma: Ajo pajisje që ka ardhur në PD, dhe këtu skam nevojë për Ervin Salianjin të ma thotë, e di unë si dëshmitar i parë me Lulzim Bashën që ka shkruar në Prokurori./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button