Aktorja e ‘Përgjithmonë Xhulia’: Pas humbjes së djalit hoqa dorë nga gjithçka, u arratisa!
Ishte i bukur, i gjatë një metër e 90. Kam shkruar një këngë për të. Kam ruajtur këmishën e tij në një qese. Forca e aromave është e pabesueshme. Christian më vizatonte zemra kudo. Ndodh që i shoh përsëri ato zemra në filxhanin e kafes, në guralecët e detit, në një sallë operacioni.
Hoqa dorë nga gjithçka dhe shkova vetëm në shkretëtirë. Doja heshtjen, asgjënë, natyrën. U arratisa në Hammamet. U zhyta brenda vetë dhimbjes për ta pranuar. Më vonë shkrova një libër për tim bir. Ishte njësoj sikur bëja analizat.
Kam takuar prindër që nuk arrijnë më ta marrin veten. Jam përpjekur ta shndërroj dhimbjen në dashuri dhe nuk fola më. Dy herë e kam parë në ëndërr tim bir që prej ditës kur vdiq. Në ëndërr e rijeton njeriun si të ishte gjallë dhe i vërtetë dhe është emocion shumë i fortë.
Jemi në këtë botë sepse kemi një domethënie. Këshilla ime modeste është: Të ndalemi dhe të fillojmë të mendojmë dhe të besojmë.
Unë jam e qetë sepse besoj te diçka hyjnore që është mbi ne.
Dalila Di Lazzaro/LIVING