Vendi

A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Zbulohet numri i efektivëve aktivë

Forcat e Armatosura janë të organizuara në tre shtylla kryesore. Forcat, Tokësore, Forcat Detare dhe Forcat Ajrore.

Të treja këto forca kanë angazhime dhe japin kontribut jo vetëm në ruajtjen, stabilitetin e vendit por edhe në misione të thirrura nga aleatët. Në Forcat e Armatosura Toksore bëjnë pjesë edhe Forcat Speciale të cilat në përfaqësojnë në misione të ndryshme sa herë që thirren nga NATO.

“Forca Tokësore është struktura më e madhe e FA e cila sipas misionit kushtetues që është i bazuar në tre shtylla kryesore ky e para është mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, e dy është kontributi në misionet paqeruajtëse dhe shtylla e tretë është mbështetja e autoriteteve civile me emergjenca apo katastrofa që mund të ndodhin brenda vendit”, u shpreh Beqir Tafili, Shef i Shtabit të Forcës Tokësore.

Forcat speciale janë njësi të mirë organizuara, mirë trajnuara mirë pajisura të cilat kryejnë detyra speciale me metoda jo të zakonshme konvencionale. Tre janë detyrat bazë të operacioneve speciale: goditja direkte, zbulim special, dhe asistencë ushtarake”, u shpreh Ajet Jata, Komandant i Operacioneve Speciale.

Referuar aktualitetit me të cilin po përballet bota, jemi të rrezikuar në çdo moment nga një luftë e mundshme. Ushtarakët jetojnë dhe stërviten gjithë jetën e tyre me këtë ndjesi. A kemi në sot kapacitetet e duhura për ta bërë këtë si shtet? Sigurisht që është shumë pak për ta thënë nisur nga këto momente stërvitore që ne pamë nga afër.

“Lufta ka qenë është dhe do të mbetet pjesë e historisë së njerëzimit kështu që ne si ushtarak përgatitemi që të jemi të gatshëm që një ditë të caktuar ti përgjigjemi çdo lloj kërcënimi qoftë ndaj vendit tonë qoftë edhe në kuadër të aleancës”, u shpreh Ajet Jata, Komandant i Operacioneve Speciale.

Sot Shqipëria ka një numër mjaft të vogël efektivësh aktivë. Vetëm 8500 forca janë pjesë e strukturave por po hartohet një plan për të kthyer rezervistët siç ndodhte në të shkuarën. Një masë që po merret edhe nga vendet e tjera aleate. Madje, në disa vende po rikthehet shërbimi ushtarak me detyrim.

“Numri i forcave të armatosura është 8500 aktualisht në dokumentin e ri të strategjisë ushtarake është parashikuar që të pas disa vjetësh do të riaktivizohet edhe komponeti rezervist që është i kombinuar me komponentin aktiv dhe nr komponentit rezervist do të jetë 2100 kjo është një çështje ende në zhvillim’ u shpreh Ardian Lilo, Drejtor i Planifikimit, Monitorimit të Mbrojtjes./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button