ShowBiz

“Për shqiptarët”, emisioni i humanizmit reklamon këmbët përpjetë të Marina Vjollcës

“Për Shqiptarët” është spektakli i madh emocionues në Top Channel, ku në qendër vendosen njerzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese.

Më herët ‘Pamfleti’ shkroi për këtë projekt, i cili është iniciuar dhe sponsorizuar nga teologu dhe imami shqiptar Elvis Naçi, i cili do jetë producent dhe bashkë prezantues.

Më herët u aludua se krah tij do të ishte Kiara Tito, por ajo u spostua tek ‘Portokalli’.

Gjithashtu kemi shkruar edhe për rikthimin e Marina Vjollcës në ekranin ‘ku lindi’ si figurë televizive, vite më parë. Ajo që na ‘shastisi fare’ ishte promoja e emisionit, e publikuar nga faqja zyrtare e Instagramit të Top Channel.

Përdorim termin ‘shastisi’, pasi një emision që në qendër ka humanizmin, bamirësinë dhe solidaritetin, bën një reklamë ku shfaqet Marina shumë ‘e bezdisur’ nga luksi, veshur sa më shtrenjtë dhe po e bën sakrificën e rikthimit në ekranin e ‘TCH’ me këmbët përpjetë mbi tavolinë.

Më pas niset për në televizion duke tundur hijshëm vithet. Vetë ‘i zoti i punës’, Elvis Naçi, që është edhe ideatori i emisionit, nuk dukej gjëkundi dhe në asnjë sekondë apo frame të promos nuk u pa një ‘fije’ njerzillëk, qëllimi i emisionit. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button