ShowBiz

Sherr në Wake up, Kostana Morava shkon për t’iu përgjigjur Eriona Rusit dhe debaton me moderatoret në studio

Lajmi për ngacmimin në vendin e punës që Kostana Morava, ish-moderatore, deklaroi në emisionin ‘S’e luan topi’ mori ‘dhenë’ në kohë rekord dhe u pasua me reagimin e kësaj të fundit, duke thënë se ishte abuzuar dhe fraza e saj ishte nxjerrë nga konteksti. Madje ajo e cilësoi prezantuesen e emisionit një ‘prostitutë mediatike’ dhe për këtë Erjona Rusi foli ditën e djeshme në Wake up.

E indinjuar pse ishte e ftuar vetëm Erjona dhe jo ajo, Kostana kërkon të ftohet tek i njëjti emision për t’iu përgjigjur Erjonës. Ne kemi përzgjedhur vetëm momentet më pikante që shenjuan këtë ‘sherr’ në studio, i cili do kishte marrë përmasa edhe më të mëdha nëse Blendi Salaj nuk do të ‘frenonte’ zemërimin e Kostanës.

Ish- moderatorja nis të thotë që nuk është aspak profesionale që të mblidhen katër gazetarë dhe të flasin për një person që nuk është prezent. Kjo nuk është tolerohet!

Kur Enxhi Nasufi tenton të ndërhyjë, Kostana indinjohet dhe i kërkon hapësirë për të folur

Enxhi: Jo, unë jam për bashkëbisedim

Kostana: Unë nuk jam për atë. Të iki unë dhe ti vazhdo bashkëbisedo siç e bëre dje, pa prezencën time?

Tani, unë kam ardhur për Blendin, se gocat nuk i njoh fare. Këtë e bëj për parim gazetaresk, këtë ta mësojnë edhe gocat se janë të reja.

Neada Muçaj: E di çfarë është interesante, që prindërit e tu paskan zgjedhur të na ndjekin ne dje dhe jo ty

Kostana: Unë nuk isha në Klan, isha rrugës në makinë

Është shumë ulje e nivelit të bisedës kjo batutë. Fjala ‘prostitutë’ varet në çfarë konteksti e merr. Por duhet të kesh lexuar shumë të më kupstosh

Enxhi: Ne kemi lexuar, por nuk na njeh

Kostana: As ju mua, por nuk kam pse t’ju njoh fare se kam punët e mia dhe jam e zënë

Enxhi: As ne ty

Kostana: Të duket normale që intervista ime të mbajë atë titull?

Enxhi: Mos më bëj mua pyetje, unë jam moderatorja këtu

Kostana: Jam moderatore më përpara se ty, nuk jemi në garë këtu

Neada Muçaj: Ti je ftuar këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve

Kostana: Unë jam vetë ftuar, nuk më keni ftuar. Blendi a mund të flasim bashkë të lutem? Është turp që TCH bie në këto nivele

Enxhi: A mund të flasim për gjëra më konkrete Kostana?

Kostana: O Enxhi nuk ma drejton ti intervistën

Enxhi: Ta drejtoj se jam unë moderatorja, punoj në Wake up

Kostana: Blendi ka mundësi, apo të çohem të iki? Unë kam ardhur për të thënë 2-3 gjëra, nuk kam ardhur të them ato që do Enxhi të them

Enxhi: Jo mo unë jam super mirë

Kostana: Po qetësohu pra, mos ki frikë nga ajo që dua të them. E kuptoj që kjo e gjitha është e qëllimshme. Unë po e le vetë të ndodhë. Më vjen keq për Topin, që ka punuar një Shqipëri e tërë, bie në nivelin e titujve ordinerë. Vetëm për ca klikime. O Blendi të duket normal ty ai titull abuziv?

Blendi: Jo nuk më duket normale dhe tani pusho se flas unë. Mua nuk më është dukur normale prej kohësh dhe kam reaguar shumë më herët, jo si puna jote që reagove kur e ndjeve tek ‘prapanica jote’. Ti e bëre kur u dogje ti. Mënyra si ti reagove ishte gjithashtu e turpshme. Mënyra si ju drejtove një gruaje tjetër, tregon mungesën e solidaritetit sepse kritika është një thikë me dy presa: sa ç’tregon për atë që kritikohet, tregon edhe për kritikuesit dhe ti dështove në kritikën tënde, për mënyrën se si ti i fute të gjithë në një thes dhe mua më vjen keq sepse je një person shumë inteligjent dhe koha ka mbaruar këtu. Faleminderit! /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button