ShowBiz

“Prostitutë mediatike”, Erjona Rusi i përgjigjet Kostana Moravës: Reagim i turpshëm

Erjona Rusi ka folur sot publikisht rreth akuzave të moderatores Kostana Morava, pas intervistës së saj për emisionin ‘S’e Luan Topi’. Kostana pretendon se është abuzuar me titullin dhe intervista e saj është tjetërsuar.

Erjona Rusi tha sot në “Wake Up” se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar. Ajo tha se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë që vetë ajo e rrëfeu në intervistë.

Erjona tha se nuk është telefonuar nga Kostana, që t’i shprehte pakënaqësitë, para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘prostitutë mediatike’.

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që i është vendsour intervistës së saj, njëra prej tyre ishte për ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish-drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë… e kishte prekur tri vite më parë dhe unë nuk mund ta lija pa e pyetur.

Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur në intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman?’. Kostana kishte disa alternativa para se të kalonte te sulmet. Pse s’më telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.

Unë e kuptoj deri në njëfare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitutë mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thotë, “po, më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkon barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mund të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!” -u shpreh ndër të tjera Erjona Rusi./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button