Cilat janë gratë MILF dhe çfarë janë ato për burrat?
Si parantezë, gratë MILF janë gratë e sofistikuara, gratë, të cilat pasi kanë refuzuar të mos vdesin seksualisht dhe shpirterisht, nuk i kanë bërë sfidë më të rejave, se sa vetë normave kanunore sociale dhe paragjykimeve, mendësisë dhe parakushtit të limitimit të moshës, se deri kur të lejohet të jesh grua dhe të jetosh si e tillë.
Beteja e grave për t’iu kundërvënë një botëkuptimi konservator që detyroi atë të arratisen nga e drejta për të dashur jetën, nuk u shpall përmes luftës së një termi, por vetë nevojës për t’iu përgjigjur thirrjeve të shpirtit dhe të zemrës.
Të duash intimitetit, ta ngrohësh trupin me diellin e shpirtit, ta mbash në jetë gruan që ke brenda vetes, është të duash jetën, atë të bukurën që mund të marrë zjarr edhe nga një shkëndi e vetme, zjarr i cili nuk vjen për të djegur dhe dalldisur as trupa as Trojë, se sa për të dëbuar natat e vetmisë dhe dimrat e acartë të ndjenjave.
Cilat janë gratë MILF?
Ndoshta në kuptimin populist shqiptar ky përkufizim është ende në periferi të shtjellimit, por në trajtimin e tij si fenomen më shumë se sa si një etiketë, MILF është një term popullor zhargon që përdoret për të përshkruar gratë e pjekura që mbeten tërheqëse dhe seksualisht të dëshirueshme.
Fjalë për fjalë, ky akronim vjen nga fraza “Nëna me të cila do të doja të rrija”. Megjithëse termi është mjaft vulgar, ai përdoret gjerësisht në kulturën moderne pop. Ka implikime sociokulturore, psikologjike dhe pasqyron ndryshimin e qëndrimeve ndaj plakjes dhe seksualitetit në shoqëri.
Gratë MILF të preferuarat e burrave
Tërheqja ndaj një gruaje sharmante, koket, djallushë, lozonjare, tekanjoze shpesh, janë gjithçka që burrat duan, ato burra të cilët e dinë se ç’farë duan ata nga një grua MILF, nga ajo grua që pasi ka hedhur pas të shkuarën dhe vitet thjeshtë i ka numra, nuk e vret mendjen për celulid apo rrudha, për ndonjë kilogram më tepër apo diçka tjetër.
Pavarësisht se ata janë burra me përvoja dhe drama, me jetën që e kuptuan edhe si një marrëdhënie ndjenjash dhe intimiteti, me vitet që u peshojnë gjithnjë e më rëndë, seç kanë një nevojë dreqi të ndihen fëmijë, të gjejnë një grua që u kujton nënën, ku të mund të struken, ku të mund të marrin ngrohtësi dhe përkujdesje, ndoshta edhe pë të na kujtuar atë që psikoanalisti i madh, Zigmund Frojd guxoi në fillimshekullin e shkuar, duke tronditur Vjenën dhe botën akademike me teorinë se seksualitetin ne e trashëgojmë nga nëna, sepse është kontakti i parë i joni me të dhe me botën, me të prekurin, të ushyerin dhe të ndjerin e magjisë, përmes gjinjve të saj.
Po, një grua që i di tashmë deriçkat sekrete të zemrës së një burri, një grua që hyn në krevat si një mace dhe në jetë si një dëshirim për të mos patur turp të dashurosh bukur edhe në pleqëri.
Të dish dhe të duash se çfarë e bën arsyen për të luftuar ende, për t’u përpjekur ende, për të sfiduar ende, jo krejtësisht si një lojë, se sa si një shans për ta shtytur tej moshën bashkë me huqet.
Duket se aventurat dhe fuqia e mashkullit, prepotenca dhe arroganca, predispozita për ta patur gjithçka, qoftë edhe duke e blerë me para në dorë, është një kohë e perënduar, një kohë që atyre ua shpif, dhe në portin ku ato vendosin të ankorojnë, nuk ka thesare apo gjueti aventurash, ka përjetim dhe prehje, ka një zgjim të urtë e delikat të përfshirjes dhe përjetimit.
Jo të gjitha gratë e kësaj grupmoshe gëzojnë statusin MILF, pavarësisht qasjes, kjo sepse pretenduesit duan tek ata tjetër gjë ngase janë gati ta ofrojnë të gjitha këto gra të dëshirueshme për dashuri.
Sepse është diçka më shumë se seksualiteti ç’farë i bën ata grishëse dhe joshëse. Sepse si burrat dhe gratë, vijnë në këtë takim me arsyen për të dëshiruar ç’farë duan, me sy hapur dhe me rrahje zemre në normë, nuk u djersijnë duart, as pështyma nuk thahet në gojë.
Ndoshta është pikërisht ky korrigjim i fajeve pa faj të rinisë dhe rrëmbimit të moshës, që i thërret ata në këtë meshë të shpirtit, për të guxuar të provojnë të hyjnë thellë në zemrën e një gruaje, dhe të lejojnë të jenë të urtë dhe të matur edhe në sprovat e çmendurisë së intimitetit.