Life Style

Pas tradhëtisë që i bëri ish-bashkëshorti, Princesha e Dubait hakmerret në një mënyrë të veçantë! Prezanton parfumin “Divorci”

Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, e la bashkëshortin Mana Al Maktoum, këtë korrik.

Lajmin e bëri vetë të ditur Sheika përmes një postimi në Instagram duke ja njoftuar këtë edhe ish-burrit të saj në të njëjtën kohë me ndjekësit.

Ajo shkroi: “I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me të tjerat, po e shpall këtu divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”. Ky lajm bëri bujë në rrjetet sociale.

Tani, ajo ka befasuar fansat e saj me një projekt të ri biznesi, për të cilin shumë e kanë quajtur një ikonë të vërtetë. Ajo ka prezantuar një parfum që e ka quajtur “Divorc”.

Princesha e Dubait prezantoi parfumin e saj luksoz për qindra mijëra ndjekës në Instagram. Në reklamën e saj, ajo shfaqte një shishe të zezë parfumi dhe sytë e një pantere të zezë.

/ Panoramaplus.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button