Vendi

PS mbledh sot Asamblenë, Rama: Gati për skuadrën e re përfaqësuese

Një javë pas takimit të kryeministrit Rama me drejtuesit dhe kabinetin qeveritar në Dajt, sot Partia Socialiste mbledh Asamblenë e saj Kombëtare.

Këtë herë takimi mbahet në Durrës dhe do të nisë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, teksa më pas do të ketë dhe një votim për organet e reja drejtuese të socialistëve.

Asambleja e PS ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve.

Dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama, në prag të nisjes së takimit. / A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button