Bota

Anija kozmike Starliner e Boeing kthehet në Tokë pa astronautë

Anija kozmike Starliner e Boeing ka përfunduar rrugëtimin e saj drejt tokës, por dy astronautët e NASA-s që supozohej të ktheheshin bashkë me të, kanë mbetur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Kapsula hyri në atmosferë me shpejtësi prej 27,400 km/orë, duke përdorur parashuta dhe airbagë për një ulje të sigurt në bazën White Sands, New Mexico.

NASA vendosi ta kthejë kapsulën në tokë pa astronautët Butch Wilmore dhe Sunny Williams, për shkak të pasigurive teknike që ajo paraqiti pas nisjes drejt hapësirës.

Dy astronautët do të kthehen në tokë me një prej anijeve të tipit Crew Dragon të kompanisë SpaceX por, jo përpara shkurtit të vitit 2025. 
Fillimisht ishte planifikuar që Butch Wilmore dhe Sunny Williams të qëndronin tetë ditë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, por tashmë do t’iu duhet të qëndrojnë aty për tetë muaj.

Programi i NASA-s ka synon të ketë dy zgjidhje për kthimin e astronautëve në tokë, por deri më tani SpaceX shihet si mundësia më konkrete./TemA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button