U ndanë? Detaji nga ditëlindja e Luanës që ngre dyshimet për lidhjen me Krenarin, lidhet me motrën e tij
Ndarja e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt ishte padyshim një nga ngjarjet më të përfolura këtë verë në showbizin shqiptar.
Pavarësisht kësaj, Luana vijoi jetën e saj, duke u foksuar te karriera. Për 33-vjetorin e saj, ajo zgjodhi jugun e vendit, e rrethuar nga miq të ngushtë dhe njerëzit e saj më të dashur. Megjithatë, ajo na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e një të ftuare të veçantë: motra e Krenar Çoçajt.
Abetare Çoçaj, jo vetëm që mori pjesë në festë, por gjithashtu postoi foto me Luanën, që u ripostua nga vetë moderatorja.
A është ky një sinjal për një rikthim të mundshëm mes Luanës dhe Krenarit? Apo një tregues se ajo ka raporte të mira me ish-kunatën?
Kujtojmë se Luana ka qenë aktive me projektet e saj muzikore, duke publikuar këngën “Atë Natë,” e cila është interpretuar nga shumë si një pasqyrim i ndarjes së saj./OraNews