Vendi

Kamioni i ujit ‘Lajthiza’ bllokon Tunelin e Llogarasë, shoferi shkel urdhrin për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë

Një kamion i kompanisë së ujit “Lajthiza” është bërë shkak që qarkullimi i mjeteve nw Tunelin e Llogarasë të bllokohej për disa minuta ditën e sotme.

Shoferi ka shkelur urdhrin që ndalon qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë në tunel.

Kur ka arritur në gjysmë të rrugës, shoferi ka vendosur të kthehet mbrapsht duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve brenda në tunel.

Është e paqartë nëse drejtuesi i mjetit ka vendosur vet që të kthej kamionin në mes të tunelit, apo punonjësit e Policisë së Shtetit që merren me menaxhimin e qarkullimit në këtë aks e kanë detyruar të kthehet pas.

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është i ndaluar në Tunelin e Llogarasë, ndaj rruga e vetme për to për të shkuar më thellë në jug të vendit, nga Vlora, është rruga e vjetër nga Qafa e Llogarasë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button