Reflektimi i Ols Bylykut: Pse 13-vjeçaret ngjajnë si 40 dhe ato 35 plus si 13?
Olsi Bylyku ka bërë një story shumë të gjatë në adresën e tij të Instagramit, duke filozofuar mbi atë që në fakt po ndodh realisht sot, të paktën në Shqipëri. Ai përmend faktin se pse vajzat adoleshente ngjajnë si shumë të mëdha në moshë (për shkak të makiazhit) dhe ato në moshë të mesme ngjajnë si shumë të vogla për shkak të ndërhyrjeve estetike apo filtrave në foto:
“Mirëmëngjesi! Sa u zgjova sot, pashë disa goca 13 vjeç në search që ngjanin sikuri shin 35, 40 nga makeup dhe veshja. Pastaj, duke bërë scroll, pashë disa gra 35+ që ngjanin si 17 nga veshja, ndërhyrjet dhe këto aplikacionet magjike. Pyetje më shumë për t’u zgjuar pa mëdyshje….
A mos ndoshtja plakja është një process në zhdukje? A mendoni që do vijë një ditë sa do e kemi ëndërr të dëgjojmë dikë që vuan nga reomatizma psh? Dhe a do kemi ndonjë ditë 13 vjeçar/e që do flaës për lojërat e moshës dhe jo për të fortët e Shqipërisë dhe për paletat e Diorit…? Ma jepni një mendim që po ashtu të fle prap…”, përfundon filozofia mëngjesore e Olsit./ Pamfleti