Lajme

Debati në “Top Story”/ Vangjeli: Në PS, nuk ka klane… Ndërhyn Curi: Vetëm forcat engjëllore janë pa klane, Rama pas 30 viteve do t’u lejë radhën të rinjve

Diskutimi për aleancat dhe konfliktet në Partinë Socialiste përfshiu në debat analistët Lorenc Vangjeli dhe Arjan Curi.

Sipas Vangjelit, brenda Partisë Socialiste aleanca fluide, me “njerëz që në moment të caktuar janë bashkë”. Curi shtoi se kryeministri “nuk ka në plan që në të ardhmen e afërt t’u lejë vendin të rinjve”.

Vangjeli: U verifikua ajo që tha Rama, që do kishte ndryshime në parlament, në qeveri dhe në strukturat partiake. Kjo nuk vinte si pasojë e një formacioni, Rama vijon të jetë mbret në feudin e tij. Kjo nuk është surprizë, edhe kësaj radhe ia doli.

Në PS nuk ka klane, nuk ka grupe në kuptimin e strukturave.

Curi: Sapo ke zbuluar një teori që në 5000 vjet histori në kuptimin njerëzor nuk ekziston. Nëse thua që s’ka klane në një grupim politik, duhet ta kthejmë në një teori shkencore, se klane ka kudo, në parti, politikë, fe, kudo…

Vangjeli: Nuk ka klane në kuptimin klasik

Curi: Vetëm në forcat engjëllore s’ka klane. Nëse PS është si engjëlli Mikael, dakord atëherë

Vangjeli: Në mungesë të klaneve dhe grupeve, atje ka aleanca fluide, njerëz që në moment të caktuar janë bashkë

Curi: Jo ve, po koqeve është kjo. Kjo është më keq nga klani

Vangjeli: Me pak durim, do të shikosh që nuk ka miqësi! Ideja kush është më afër atomit që është në qendër, që është Edi Rama. Në Tiranë, zakonisht nuk është ashtu si duket, çfarë ndrin në një moment, demostron atë që është e errët në një moment tjetër. Në ëndrrat e tyre, atë mendojnë se çfarë do të ndodhë nesër. Përgjigja që dha Rama, që pak kush e kuptoi në Tiranë, edhe kur i tregoi gishtin një vajze të re, Helenës (Helena pati një fund të dhimbshëm) ai tha jo vetëm që do të rrëfej kush do të vijë edhe kur mos të jem më. Por, ngriti edhe një identikit, që Rama shikon tjetër gjë.

Curi: Kjo është më keq, Rama thotë se 30 vite pas meje vjen radha e Helenës. Domethënë, nuk ka asgjë mes meje dhe Helenës, pra, ajo është pasardhësja ime kur unë të mos jem më…

Duma: Ose ajo që do të jetë pas meje, është aq larg, sa ndoshta nuk ka lindur akoma/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button