Life Style

Kë nga vajzat e “Big Brother VIP” do donte velinë në “Fiks Fare”? Ja si përgjigjet Julian Deda

Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve, Top Channel, nis plot surpriza dhe të papritura

Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve, Top Channel, nis plot surpriza dhe të papritura. Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Aktori dhe moderatorja ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.

Në një moment gjatë intervistës u përmend edhe reality show, “Big Brother VIP”, ku Juli ishte pjesë e edicionit të tretë.

Kur Dedës i thanë se ky ‘Big Brother ka qenë me shumë fat për të’, ai duke qeshur u përgjigj: “Meqenëse edhe e fitova si Big Brother, me shumë fat është”.

Ata që marrin pjesë në Big Brother nuk dalin asnjëherë të humbur, përveç ndonjë fituesi që nuk ndihet mirë kur fiton. Nuk del i humbur nga ai format. Mendoj se unë kam dalë mirë”, shtoi më pas ish-finalisti i BBV3.

Ndërkohë kur u pyet se kë nga vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të donte si velinë në “Fiks Fare”, Juli u përgjigj:

“Asnjërën, për velinën asnjërën”./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button