Shëndet

Shqiptarët po vdesin nga zemra e dobët, edhe të rinjtë po shtrohen në spitale. Ja çfarë po ndodh

Kohët e fundit është vënë re një shtim i numrit të rasteve të pacientëve në moshë të re, që i drejtohen urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare.

Kjo, sipas mjekëve, vjen për shkak të problemeve që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare.

“Në raport me vitet e kaluara vihet re një shtim i numrit të rasteve krahasimisht me vitet e tjera, këtu duke theksuar që është shtuar numri e pacienteve ne mosha te reja, që do të thotë se nëse më përpara mesatarja e pacientëve që paraqiteshin ne urgjencë ishin të paktën mbi moshën 55-vjeçare tashmë kemi vënë re që kjo moshë ka tendencë që të ulet, pasi kemi vënë re pacientë edhe më të rinjtë se 45-vjeç”, thotë mjekja Ejona Cauli.

Mjekja kardiologe, Ejona Cauli sqaron shkaqet që ndikojnë në rritjen e këtyre rasteve.

“Faktori më i shpeshtë është hipertensioni, pastaj mund të përmendim diabetin, dislibidemia, pra, yndyrnat e larta, por sidomos stili i jetesës ka të bëjë shumë, ku në stilin e jetesës përfshihet përdorim i duhanit, jeta sedentare, pra mungesa e një aktiviteti fizik, përdorimi edhe i lëndëve narkotike që ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve”, shtoi ajo.

Mjekja këshillon të rinjtë të bëjnë kujdes me pijet energjike dhe të kafeinës, duke i marrë ato në sasi të kufizuara, për të minimizuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Po ashtu, kujdes duhet bërë edhe me temperaturat e larta të cilat ndikojnë direkt tek pacientët me sëmundje kardiake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button