Lajme
Fitoi 1.7 milion euro në lotari, personi fatlum nuk është paraqitur të marrë shumën
Milioneri nga Ohri ende nuk është paraqitur pasi ka fituar 1.7 milionë euro. Ky është xhekpoti më i madh në historinë e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Kombinimi fitues është i përbërë nga numrat 7, 10, 27, 31, 33, 35 dhe 36 dhe është paguar në Ohër. Duke qenë se bileta është paguar në Ohër, ende është e paqartë nëse fituesi është nga Ohri apo ndonjë turist që ishte me pushime në Ohër.
Shuma më e madhe e mëparshme ishte regjistruar në vitin 2021, në vlerë mbi 41 milionë denarë.
Në vitin 2022, çmimi për pagesën e kombinimit të loto-ve në vend u rrit nga 20 në 30 denarë, prandaj xhekpoti pritet të arrijë shuma më të larta në të ardhmen./OraNews