Mjeku kardiolog: Habitem me prindërit që nuk kontrollojnë peshën e fëmijëve!
Kardiologu Spiro Qirko tregon rreziqet që sjell obeziteti për zemrën si pasojë e mbipeshës.
Qirko shprehet se prindërit duhet të kujdesen më tepër për mbipeshën që mund të ketë fëmija i tyre pasi e gjitha ka të bëjë me mirëqenien e tyre.
Sakaq shtoi se pasojat nga obeziteti janë të rënda si diabeti, përdorimi i insulinës, deri tek infarkti në zemër nëse nuk zbatohet një rregull i duhur për ushqyerjen e shëndetshme.
Kam parë shumë fëmijë që janë obezë, shumë të shëndetshëm dhe me një peshë shumë të madhe. Habitem me prindërit, kur e sjellin për vizitë por nuk e kuptojnë se çfarë e pret fëmijën kur të rritet. Se fillon diabeti dhe insulina, duhet kujdes i jashtëzakonshëm, është sëmundje e shekullit.
Ndonjëherë problemi janë të dyja, mirëqenia dhe varfëria. Ka njerëz që kanë mirëqenie të jashtëzakonshme duke ngrënë dhe bërë 120 kilogram dhe ata që janë të varfër, hanë vetëm brumëra. Por të dyja dalin në një shpatë mali të barabartë, duhet kujdes. Ndonjëherë nuk e kuptojnë rrezikun që i vjen, pasoja e infarktit dhe sërish nuk heqin dorë dhe nuk respektojnë asnjë rregull”, tha ai. Dritare.TV/LIVING