KUSH DO VRITEJ SONTE NË SHKODËR? Në Bushat pati shkëmbim zjarri, rreth 30 gëzhoja armësh në tokë, “Audi” i blinduar me targa gjermane pjesë e grupit të…
Janë zbardhur detaje të reja nga shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Rrenxa të njësisë Bushat në Vaun e Dejës.
Automjeti që ka qenë shënjestër e kallashnikovit është “Audi” i zi i blinduar me targa gjermane, që shihni në videon e mëposhtme.
Dyshohet se mes shënjestrës dhe autorëve ka patur shkëmbim zjarri, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth gëzhoja të armëve të ndryshme
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë qenë me dy automjete “Mercedes S” të blinduar janë larguar me shpejtësi.
Audi i blinduar ka qenë i ndaluar kur i kanë ardhur autorët dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime për mediat bëjnë me dije se Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.
Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Ndërsa mësohet se në konflit janë persona të dyshuar me precedent kriminal që veprojnë në Dobraç, të Shkodrës, që njihet dhe si zona e Bajrave, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar../OraNews