Lajme

E RËNDË/ Banesa u përfshi nga flakët gjatë natës, digjen brenda 6 anëtarët e familjes! Mes viktimave 4 fëmijë

Dyshohet se zjarri ka nisur për shkak të një skuteri që ishte vendosur për tu karikuar në banesë

Një tragjedi është regjistruar sot në Serbi, teksa 6 persona, përfshirë 4 fëmijë, humbën jetën.

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen Salajka në Novi Sad, ku një banesë u përfshi nga flakët. Sipas mediave vendase, dyshohet se zjarri ka nisur për shkak të një skuteri që ishte vendosur për tu karikuar në banesë.

Flakët e kanë përfshirë menjëherë banesën duke bërë të pamundur për familjen që të dilte. Pasi zjarrfikësit kanë shuar flakët, 6 anëtarët e familjes janë gjetur të pajetë.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, teksa trupat e viktimave janë dërguar në morg, ku do i nënshtrohen autopsisë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button