Lajme

Turbulenca të mëdha në mbi 8 mijë metra mbi Adriatik, avioni bën ulje të detyruar në Romë, dy të plagosur

Një avion i nisur nga aeroporti i Korfuzit me destinacion Londrën është përballur me turbulenca të mëdha, teksa ishte duke fluturuar mbi detin Adriatik.

TgCom shkruan se ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 13:00, ku avioni me 181 persona në bord, 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ishte duke fluturuar me 779 kilometra në orë në një lartësi 8588 metra kur u përball me turbulencat.

Dy stjuardesa u lënduan, njëra prej të cilave dyshohet se ka pësuar frakturë në këmbë. Në këtë situatë, piloti vendosi të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Romës./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button