Lajme

Rrufeja godet pesë persona të një familjeje në Kosovë, ndërron jetë një prej tyre

Reshje të shiut janë shoqëruar me rrufe sot në Prevallë, Kosovë.

Raportohet se pikërisht nga rrufeja është goditur një familje në atë zonë.

Njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i tha Gazetës Express se 64-vjeçarja vdiq në emergjencën e spitalit në këtë komunë.

Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button