Qirinjtë aromatikë ju japin ndjenjë relaksi, por janë edhe të dëmshëm. Ja pse
Aromat e pyllit, detit apo frutave rinovojnë hapësirën tonë dhe japin një ndjenjë përtëritjeje dhe relaksi.
Megjithatë, kimikatet e përdorura për të bërë produkte të tilla si qirinjtë aromatikë mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.
Disa qirinj çlirojnë sasi formaldehidi (metanol), i cili konsiderohet kancerogjen dhe mund të shkaktojë dëmtim të mushkërive, kollë, dhimbje të fytit, acarim të syve ose gjakrrjedhje nga hundët.
Dy kimikate më të rrezikshme të përdorura në produkte të tilla janë paradiklorobenzeni (p-diklorobenzen, p-DCB) dhe naftalinë.
Sa i përket naftalinës, është vërejtur se shkakton dëmtim të indeve dhe kancer të mushkërive te kafshët laboratorike.
Ekspozimi afatgjatë ndaj kimikatit rrit rrezikun e problemeve të frymëmarrjes dhe kancerit.
Studimet kanë treguar gjithashtu se kimikatet nga qirinjtë ka të ngjarë të përthithen përmes lëkurës kur ka kontakt të drejtpërdrejtë./OraNews