Kishin të njëjtin emër, 25-vjeçari i dënuar për grabitje dhe v*asje lirohet gabimisht nga burgu

Një i burgosur 25-vjeçar, i cili u dënua nëntorin e kaluar për grabitje dhe plagosje fatale, u lirua gabimisht të mërkurën, në vend të një personi tjetri me pothuajse të njëjtin emër. Lajmin e njoftoi zyra e prokurorit të Bordeaux.
I burgosuri duhej të vuante një dënim dhjetëvjeçar për vjedhje me dhunë që shkaktoi vdekjen e një personi në vitin 2019. Prokurori Redo Godel konfirmoi sot se ai u lirua nga burgu Bordeaux -Grandignan në vend të një tjetri.
Që nga mbrëmja e së mërkurës, kundër tij është lëshuar një urdhër arresti evropian. Megjithatë, deri më tani, 25-vjeçari mbetet i zhdukur. Prokurori e pranoi gabimin, por vuri në dukje se i riu nuk dukej të ishte anëtar i ndonjë bande.
Ne i kemi vënë në praktikë mjetet për ta gjetur atë. Shpresoj që gabimi të korrigjohet sa më shpejt të jetë e mundur”, komentoi Ministri i Brendshëm Bruno Retagio.




