Life Style

“E bëra të vdekur”/ Ronela Hajati tregon si ka rrahur një djalë: Më shtyu, kishte pirë dhe…

Në një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, Ronela Hajati ka treguar një rast kur ka dalë nga vetja

Në një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, Ronela Hajati ka treguar një rast kur ka dalë nga vetja. Këngëtarja e njohur është shprehur se nuk është një tip impulsiv dhe rrallë bëhet me nerva.

Por Hajati tregon një incident me një djalë i cili e ka shtyrë sepse ishte i dehur dhe ajo është kthyer dhe e ka rrahur.

Pjesë nga intervista:

Ronela Hajati: Nuk jam impulsive, jam njeri që i dua gjerat drejt e drejt, nuk më pëlqen kur më provokojnë shumë, por mundohem të jem sa më e arsyeshme. Por nëse rastis që të bëhem me nerva që është një gjë shumë e rrallë, i kam nervat të llahtarshme, por më ndodh shumë rrallë

Eni Shehu: A ke rrahur ndonjë njeri?

Ronela Hajati: Jo kurrë, asnjëherë. Kam rrahur një çun në nerva e sipër, e kam bërë të vdekur.

Eni Shehu: Çfarë bëri ai?

Ronela Hajati: Na shtyu, ishim në një vend, më shtyu më bëri copë.

Eni Shehu: Po si me çfarë guximi?

Ronela Hajati: Po kishte pirë, kushedi, na shtyu në ishim shumë njerëz, u vramë, unë isha veshur si zonjë, u ktheva dhe e harrova zonjëllikun./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button