Lajme
I maskuar duke ecur para mbrapa, lëvizjet e 17-vjeçarit pak para se të sulmonte me thikë disa vajza
Pamje rrëqethëse janë shfaqur nga autori 17-vjeçar, i cili sulmoi me thikë disa persona në Angli, ku deri më tani kanë humbur jetën tre vajza të vogla.
I veshur me një triko me kapuç të gjelbër dhe një maskë të bardhë në fytyrë, ai mund të shihet duke ecur jashtë derës së përparme të pronës rreth 20 minuta para sulmit të së hënës, i cili ndodhi në rrugën Hart aty pranë rreth orës 11:50.
Disa vajza të vogla u sulmuan, të cilat po merrnin pjesë në një klasë kërcimi. Si pasojë e sulmit, përveç tre viktimave që tashmë janë identifikuar, kanë mbetur të plagosur edhe 10 fëmijë të tjerë u goditën me thikë.
Një nga vajzat humbi jetën sot në spital, ndërsa pesë të tjera janë në gjendje të rëndë./Top Channel