Kulturë

Një nga aktoret më të bukura shqiptare, ku është “zhdukur” Ema Ndoja?

Ema Ndoja, aktorja simpatike fundviteve ’80, e cila edhe pse luajti pak role, la gjurmë në kujtesën e publikut.

Ema spikati jo vetëm për talentin si aktore, por edhe për stilin e guximshëm, flokët e shkurtër, daljet me rroba banje, që jo shumë vajza i merrnin përsipër në ato vite.

Por pas viteve ’90, ajo është zhdukur nga sytë e publikut dhe shumë pak dihet për.

Prej shumë kohësh, Ema jeton në Gjermani.

Ajo është martuar me një biznesmen dhe politikan të njohur, Rezze Schlauch.

“Gruaja ime, Ema Ndoja, me të cilën unë jam së bashku që nga viti 1992, është me origjinë shqiptare. Në rolin tim si sekretar parlamentar kam qenë i përfshirë/ kam ndihmuar, për një investim të madh gjerman në Shqipëri, rindërtimin e aeroportit të Tiranës.

Me kalimin e kohës kam kultivuar marrëdhëniet me politikën, përtej lidhjeve familjare”, ka thënë ai gjatë një interviste.

Ema Ndoja, pak e dinë, por para se të bëhej gruaja e Rezze Schlauch-es, ka qenë e dashura e asokohe pedagogut të Institutit të Lartë të Arteve, aktualisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit më pas u martua me një tjetër yll të kinemasë shqiptare, Matilda Makoçi, me të cilën ka dhe një djalë.

/aktoretshqiptare.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button