Sport

Spektakël i Mercedes, Russell lë pas Hamilton dhe fiton në Spa, Verstappen nuk e arrin dot podiumin

Një garë spektakolare ishte ajo e Spas në Formula 1, me Russell që u shpall kampion i Çmimit të Madh të Belgjikës.

Piloti britanik i Mercedes arriti të vinte në zbatim strategjinë perfektë të ekipit të tij, duke e mbyllur me sukses garën edhe pse u fut vetëm një herë në bokse.

Pas Russell, i dyti u rendit Lewis Hamilton, i cili ishte vetëm 4 të qindat larg shokut të tij të skuadrës, teksa podiumi u plotësua nga Oscar Piastri.

Charles Leclerc i Ferrarit u rendit i katërti, ndërsa pas tij ishte kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button