Lajme

Shpërthim në Shkodër, hidhet tritol në hyrjen e një banese

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në hyrjen e një banese në Shkodër.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se dielës në lagjen “Mark Lula” në banesën e shtetasit me iniciale R.G.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button