Lajme

Hetohet avokati i Berishës, bëri thirrje për dhunë: Rrihni çdo polic dhe vrisni patronazhistët

Krimi kibernetik i Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë avokatin e Berishës, Genc Gjokutaj i akuzuar për vepra penale: thirrje publike për veprime të dhunshme.

Procedimi nisi pasi në rrjetet sociale Gjokutaj ka postuar disa shkrime ku ka bërë thirrje qytetarëve për akte dhune.

Në një postim të tij Gjokutaj u kërkon qytetarëve që të thyejn çdo sportel, të rrahin çdo polic dhe të vrasin çdo patronazhist./vizionplus.tv

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button