Life Style

Nicole Kidman kthehet 10 vite para, kujton martesën me Tom Cruise

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Nicole Kidman, ka folur si rrallëherë për ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Nicole Kidman, ka folur si rrallëherë për ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise.

Ylli i “Eyes Shut”, e cila luajti së bashku me aktorin e famshëm në filmin e vitit 1999 me regji të Stanley Kubrick, së fundmi foli për procesin e xhirimit dhe nëse mendon se Kubrick ishte frymëzuar nga marrëdhënia e saj me Cruise.

Kidman, e cila ishte e martuar me Cruise për 10 vjet derisa u ndanë në vititn 2001, tha për “Los Angeles Times”:

Ai bëri shumë pyetje. Por ai kishte një ndjenjë të fortë të historisë që po tregonte. Mbaj mend që ai tha: “Trekëndëshat janë të ndërlikuar. Duhet të ecësh me kujdes kur bëhet fjalë për një trekëndësh”.

Dhe siç shpjegoi më tej 57-vjeçarja – e cila ka dy fëmijë me yllin e ‘Top Gun’, ajo dhe ish-i i saj kishin secili marrëdhënien e tyre me regjisorin.

“Stanley i pëlqente edhe gratë. Ai kishte një marrëdhënie tjetër me Tomin. Ata punuan më ngushtë së bashku për karakterin e tij”./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button