Life Style

“Kalova depresionin e vetmisë”, Shpat Kasapi rrëfehet: Mendova se më bënë magji…

Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, u rrëfye në “S’e Luan Topi”, duke folur për periudhën e tij të depresionit. Ai u shpreh se kishte kryer analiza të shumta dhe mendonte se i kishin bërë magji.

“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi.

Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale.

Ose ishte dhe mosmenaxhimi i mirë i gjithë atyre personave. Nuk arrin mendja, kapaciteti i mendjes, që të vijnë të përqafojnë, e gjitha quhet energji. Trupi punon me trupin. Sa të këqija dhe të mira”, u shpreh artisti./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button