Lajme
Shqiptari përplas për vdekje turistin finlandez në Rodos, arrestohet 34-vjeçari
Humb jetën turisti finlandez i cili u përplas për vdekje nga një shqiptar në Rodos të Greqisë. Bëhet me dije se 47-vjeçari Juha Markuu Antero Toivonen u përplas nga automjeti i cili drejtohej nga shqiptari Banush Aliaj, 34 vjeç i cili u arrestua.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Rodos-Kallithea, në momentin kur turisti u përpoq të kalonte vertikalisht rrethin Rodos-Kallithea, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.
Finlandezi u dërgua me urgjencë në spitalin e Rodosit por nuk arriti të mbijetonte./OraNews